PLESHTI

Pleshti 1

Pleshtat janë insekte që i takojnë rendit Aphandipterat dhe janë ektoparazit që ushqehen me gjak të gjitarëve dhe të shpendeve .Përfaqsues nga ky rend është Pulex irritans (pleshti shtëpiak). Jeton nëpër banesa, ka trup të vogël me këmbë të pasme të gjata që shërbejnë për kërcim. Aparati gojor është i përshtatur për thumbim dhe thithje. Femra e cila është më e madhe se mashkulli bën rreth 400 vezë në plasarina të ndryshme dhe pas 2 – 12 ditëve zhvillohen larvat pa këmbë të cilat ushqehen me mbeturina të ushqimit. Lloje të njohura të pleshtave janë edhe Ctenocephalus canis (pleshti i qenit) dhe Ceratophyllus gallinae (pleshti i pulës).

 

Email

Adresa

to top