MERIMANGA

Merimanga 1

Trupi i merimangave ndahet në prozomë dhe opistozomë, mirëpo është karakteristike te ky rend se këto dy pjesë janë të lidhura në anë të një dorëze të ngushtë që quhet pedicelus. Format e prozomës dhe opistozomës ndryshojnë shumë te llojet e ndryshme. Kështu opistozoma mund të jetë vezake, sferike, konike, ne formë të trekëndshi, e zhveshur ose me gjemba. Në prozomë nuk vërehët segmentimi. Integumenti i fortë e formon në anën dorzale mburojën e fortë e cila quhet karapaks. Në pjesën e përparme të prozomës ndodhen sytë dhe dhe goja.

Sytë kanë ndërtim të thjeshtë, i ngjajnë oceleve të insekteve. Disa merimanga kanë shumë sy të shpërdara në sipërfaqën e prozomës. Më shpesh i kanë 8 sy, por ka edhe lloje me dy, 4 ose 6 sy, kurse llojet që jetojnë në shpella janë pa sy. Më shpesh sytë janë të renditura në dy reshta tërthore me nga nga 4 sy. Numri dhe renditja e syve janë karakteristikë taksonomike.

Në prozomën e merimangave si dhe të akrepat janë 6 palë ekstremitete. Pala e parë janë heliceret. Ato janë të vendosura para gojës. Secila helicere është e përbërë nga dy segmente, nga ai bazal i cili është më i mdh, dhe nga segmenti terminal më i vogël, në formë të kthetrës. Me helicere merimangat e kapin dhe e mbysin prenë. Pranë majës së helicereve është vrima e gjëndrës helmuese. Kthetra terminale e helicerës është shumë e fortë, e lakuar dhe me maje, lëvizë vetën në një anë. Nëpër kthetër kalon kanali i gjëndrës helmuese. Merimangat kanë dy gjëndra helmuese të cilat janë të vendosura në pjesën e përparme të prosomës. Te tarantulat, gjëndrat helmuese ndodhen në segmentin bazal të helicereve. Kafshimi merimangave zakonisht nuk është vdekjeprues për njeriun, por disa lloje si Latrodectus për shembull mund të shkaktojnë pasoja të rrezikshme si dhe vdekjen e

Pala e dytë e ekstremiteteve të prozomës janë pedipalpet të vendosura në dy anët e gojës. Secila pedipalpe i ka 6 segmente : koksa, trohanter, femur, patela, tibia dhe tarsus. Pedipalpet dallohen nga ekstremitetet tjera sepse tarzusi i tyre përbëhet vetëm prej një segmenti, e disa femra kanë vetëm kthetër. Te merimangat meshkuj tarzusët janë të ndryshuar dhe me ndërtim të ndryshëm te llojet e ndryshme, kështu që merren si kriter gjatë determinimit. Tarzusët e ndryshuar kanë funksion të organeve të kopulimit te meshkujt dhe shërbejnë për bartjën e spermatozoideve gjjegjësisht për kopulim.

Pos helicereve dhe pedipalpeve në prozomë të merimangave gjendën edhe 4 palë këmbë ecje. Këtë pjesë të prozomës disa autor e quajnë torax dhe kjo pjesë te disa merimanga është me një brazdë që quhet cervikale e ndarë nga pjesa tjetër, e përparmë e prozomës. Ana ventrale e prozomës është e mbuluar me sternum. Ekstremitetet per ecje janë të përbëra prej nga 7 segmente : koksa, trohanter, femur, patella, tibia, metatarsus dhe tarsus. Te merimangat që kanë këmbë shumë të gjata e të holla, tarzusët kanëd isa segmente. Pjesën terminale të tarzusit, nga dalin kthetrat disa autor e quajnë pretarzus. Te shumica e merimangave, sidomos tea to që thurin rrjeta, në maje të tarzusave ndodhen disa kthetra në formë të gjembave e quhen kthetra akcesore. Këto janë formuar nga qimet e ndryshuara të ekstremiteteve. Merimangat që kanë në anën ventrale të opistozomës organ të veçantë për thuarjën e pishmangës, që quhet cribellum, kanë gjithashtu në skajin e epërm të metatarzuseve të pasme një ose dy rende të gjenbave të kthyera qëe formojnë organin e veçantë kalamistrum.

 

Email

Adresa

to top